Inzaghi e kthen Beneventon në Serie A - Bota Sot
Inzaghi e kthen Beneventon në Serie A

Sporti

Inzaghi e kthen Beneventon në Serie A

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 08:30

Benevento, i drejtuar nga trajneri Filipo Inzaghi, e ka siguruar promovimin në Serie A të hënën, përkundër që deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe shtatë ndeshje të ligës.

Ish-sulmuesi i Cagliarit, Marco Sau, hyri në ndeshje nga stoli para se ta shënonte golin e vetëm në fitoren 1:0 të Beneventos kundër Juve Stabia – rezultat ky që ia siguroi titullin e Serie B, nivelin e dytë të futbollit në Itali.

Ish-lojtari i Liverpoolit në spital, theret gjatë një vjedhjeje

Benvento, që i ka fituar 23 nga 31 ndeshjet e kampionatit këtë sezon dhe e ka pësuar vetëm një disfatë, e ka një epërsi prej 24 pikësh ndaj Crotones dhe Cittadellas.

Ascoli kishte qenë paraprakisht klubi i fundit që e kishte arritur sigurimin e promovimit në ligë me shtatë ndeshje të mbetura dhe ata e bënë këtë në sezonin 1977/78, kur dy pikë jepeshin për një fitore.

Benevento ishte promovuar në Serie A për herë të parë në histori të klubit para tre vjetësh, mirëpo ata ranë nga liga vetëm pas një sezoni, pasi i kishin humbur 14 ndeshjet e para të sezonit.

Ish-trajneri i Milanit dhe Bolognas, Inzaghi, e kishte marrë drejtimin e Beneventos para 12 muajve dhe ai tani do t’i bashkohet vëllait të tij dhe trajnerin të Lazios, Simone Inzaghit, në ligën elitare të futbollit italian për sezonin vijues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat