E dhimbshme, ja sa sportistë vdiqën në Kosovë brenda 14 ditëve

Sporti

E dhimbshme, ja sa sportistë vdiqën në Kosovë brenda 14 ditëve

Nga: Kemajl Goca Më: 8 gusht 2020 Në ora: 11:58
Ilustrim

Dy javët e fundit janë të kobshme në Republikën e Kosovës. Vdiqën 8 sportistë në vendin tonë. 

Vdiq ish futbollisti i mirënjohur gjilanas Maksut Maksuti, pastaj ish portieri i hendbollit të klubit Vjosa nga Shtimja, Afrim Qorrolli; ish futbollisti i mirënjohur i Lirisë së Prizrenit, Qamil Luli; ish hendbollisti i Vëllaznimit Lulzim Hana; ish boksieri gjilanas Elmaz Bajrami; ish kryetari i klubit të basketbollit Prishtina, Veton Kajtazi; ish donatori dhe veprimtari sportiv ferizajas Skënder Sylejmani; ish portieri i futbollit të Dritës nga Gjilani dhe veprimtari sportiv Ismet Bajrami.

Dy javët e fundit pikëlluese për sportin e Kosovës.  

Nuk mbahet mend që për një kohë kaq të shkurtër (14 ditë) të na ikin një numër i madh i sportistëve në disiplinat e ndryshme sportive, gjithsej 8.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat