Bota e civilizuar është e tronditur me gjestin e turpshëm të tenistit nacionalist serb, Novak Gjokoviq!
Gjoka nuk shihet me sy të mirë nga bota e qytetëruar, sidomos kur në mënyrë të pakontrolluar e goditi në fyt gjyqtaren amerikane në turneun prestigjioz “US Open”. Gjyqtarja përjetoi tmerrin kur u godit në fyt, ndërsa Gjokoviq u përjashtua nga turneu për këtë gjest të turpshëm.
Media serbe, “Informer”, është tërbuar me një video vizatimore ku Gjokoviqin e kanë paraqitur se e ka vendin prapa grilave dhe jo në liri.
Ja çfarë shkruan media serbe mes të tjera: “Tenisti i parë në botë, Novak Gjokoviq, u shkualifikua nga US Open sepse ai aksidentalisht goditi me top gjyqtarin e linjës.
Për ditë me radhë, asi ynë ka qenë shënjestër e sulmeve nga media botërore, megjithëse Novak nuk kishte ndërmend të lëndonte gjyqtarin Laura Clark.
Jo një numër i vogël i atyre që thonë se Novak e bëri atë me një qëllim si i tërbuar. Në video paraqitën Gjokoviqin në burgun e Tijuanas (Meksikë), ku rojet ndoshta po imagjinojnë se si të copëtojnë një lojtar serb të tenisit”.
Gjestin e Gjokoviqit nuk mund ta lajë askush as me sapunin me të shtrenjtë në botë sepse ka qenë një gjest i turpshëm i tij.