​Fillon Java Evropiane e Sportit, Dumoshi premton 19 milionë euro investime në sport

Sporti

​Fillon Java Evropiane e Sportit, Dumoshi premton 19 milionë euro investime në sport

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 13:28
Java Evropiane e Sportit

Në Kosovë ka filluar Java Evropiane e Sportit, e cila organizohet edhe në vendet tjera të Evropës në javën e fundit të këtij muaji, nga 23 deri më 30 shtator.

Me këtë rastKomiteti Olimpik i Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe sportit, ka mbajtur konferencë “Forumi për Sportin”, ku janë diskutuar temat si “Sporti dhe pandemia, dhe Strategjia Kombëtare për Sporti, Qeverisje e Mirë dhe Barazi Gjinori.

Me këtë rast, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka thënë prioritet i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit janë investime që do të shkojnë direkt në klubet sportive.

Ministrja Dumoshi ka deklaruar se investimet që do të bëhen në sport kalojnë shumën 19 milionë eurove.

Dumoshi: 19 milionë euro investime në sport

“Dua të shfrytëzoj rastin përmes këtij forumi të ju informoj për federatat sportive që me miratimin e pakos për rimëkëmbje nga Kuvendi i Kosovës, do të mbështesim sportin që do tu shkoj direkt tek klubet sportive. Prioriteti i ministrisë së kulturës, rinisë dhe sportit edhe për këtë vit janë investime që janë duke u realizuar në modernizimin e infrastrukturës sportive. Këto investime kalojnë shumën rreth 19 milionë euro të cilat janë rreth 80 projekte infrastrukturore në të gjitha komunat e Kosovës, duke u realizuar, në stadiume, palestra, fusha të tenisit, pishina, poligone sportive, shtigje të atletikës ku përfituese janë edhe komunat e komuniteteve dhe tërë këto investime të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndikojnë edhe në masivizimin e sportit në përmbushje të objektivave sporti për të gjithë”, ka thënë Dumoshi.

Organizimin e Javës Evropiane të Sportit, Dumoshi e ka cilësuar si ditë të veçanta për arsye se kjo do të kontribuoj që Kosova të ketë një shoqëri të shëndoshë.

Dumoshi: Ka edhe tema të tjera që duhet të diskutohen në këtë forum

“Nga sot e deri me datën 30 shtator në Republikën e Kosovës do të organizohen aktivitete sportive dhe fizike me qëllim të ngritjes së pjesëmarrjes me aktive sportive të qytetarëve tonë të cilat shkojnë në dobi të shëndetit... Video: 06:12 Konsideroj që temë që duhet diskutuar në avancimin e të sportit gjatë këtij forumi janë ligji për sponsorizim, kategorizim i sportit, sportistëve dhe trajnerëve, qeverisje e mire në sport, barazi gjinore, por kjo është objektive e imja që klubet e femrave të mbështeten sa më shumë”, ka thënë Dumoshi.

Ndërsa Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani ka thënë se në këtë forum do të trajtohet tema me interes për sportin në rrethanat e pandemisë.

Hasani ka thënë se qëllim i javës Evropiane është që t’i shtyjnë sa më shumë njerëz që të merren me sport.

Hasani: Fëmijët duhet të merren sa më shumë me sport

“Qëllimi i javës evropiane është që sa më shumë të merren me sport, por kur jemi këtu në Kosovë, duke e marrë parasysh numrin e vogël të njerëzve që merren me sport, besoj se në të gjithë duhet të fokusohemi që sa më shumë fëmijë të merren me sport posaçërisht kur e kemi parasysh që tek ta zhvillohen 24 shkathtësi që nuk ka institucion tjetër që i zhvillon këto 24 shkathtësi që zhvillohen përmes sportit, prandaj nuk hezitoj ta ri përsëris që prindërit, vëllezërit dhe motrat edhe gjyshërit duhet që fëmijët ashtu si e marrin për ta dërguar në shkollë, duhet ta marrin për ta dërguar në njërën nga qindra klube sa ka këtu në Kosovë”, ka thënë Hasani.

Ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se kjo ministri ka bashkëpunuar me të gjitha federatat. Ai ka thënë se ky bashkëpunim i ka ndihmuar në lehtësimin e masave ndaj pandemisë Covid-19.

Zemaj: Do të ketë lirim të lehtë të masave

“Ky bashkëpunim na ka ndihmuar shumë sidomos këta tre muaj të cilët ishin të vështirë nga fillimi i hapjes dhe nga fillimi i heqjes së kufizimeve të lëvizjeve i cili tregoj që bashkërisht në një front të përbashkët mund t’ia dalim dhe ta ndalojmë këtë të keqe globale. Në situatën aktuale të cilën gjendemi ne kemi bërë vlerësim adekuat të ecjes së mëtutjeshme, në fund të fund të korrikut dhe në fund të gushtit kemi zhvilluar kontakte edhe ditore edhe progresive në lirimin dhe avancimin e disa masave... dhe ministria e shëndetësisë mendon që i gjithë ky aktivitet i përbashkët, duhet ta ketë një qasje të ecjes së lehtë të lirimit të masave”, ka thënë Zemaj.

Zemaj gjithashtu ka thënë se do të shikojnë mundësinë për lehtësimin e masave, por që do të jenë të kujdesshëm.

Zemaj: Do të ketë masa rigoroze në lehtësimin e masave

“Me hyrje të ligjit në fuqi për masat anti Covid, unë i kam edhe disa kompetenca shtesë dhe më lejoni ta përcjelle si mesazh të fundit: Nuk do të dëshiroja që pas lirimit të lehtë që do të kenë aktivitetet sportive, me kufizime të caktuara, nuk do të dëshiroja që as një institucion sportiv dhe as një federatë të ketë nevoje të mbyllet për shkak të mos respektimit të masave. Nga e kaluara nuk do të shkojmë vetëm në dështime dhe mbikëqyrje, do të ketë masa më rigoroze në lehtësimin e masave të cilat do t’i ndërmarrim”, ka thënë Zemaj.

Ministri Zemaj, për hapjen e disa pishinave dhe fitueseve ka thënë se këto janë hapur nën mbikëqyrjen strikte që po iu bëhet, por edhe për shkak të disa sportistëve elitar.

Ndryshe forumi do të vazhdoj nga data 23 shtator, deri me datën 30 shtator të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat