Nesër hapet Konferenca e -të Ndërkombëtare Shkencore për Edukimin Fizik, Sportin dhe Shëndetësinë

Sporti

Nesër hapet Konferenca e -të Ndërkombëtare Shkencore për Edukimin Fizik, Sportin dhe Shëndetësinë

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 15:51
Nesër hapet Konferenca e -të Ndërkombëtare Shkencore për Edukimin Fizik, Sportin dhe Shëndetësinë

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës (UP), konkretisht Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS), Universitetin e Tiranës (UT) dhe Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), organizojnë nesër (e mërkurë) dhe pasnesër (e enjte) Konferencën e 3-të Ndërkombëtare Shkencore për Edukimin Fizik, Sportin dhe Shëndetin.

Të pranishëm në ceremoninë hapëse, krahas presidentit të KOK-ut, Ismet Krasniqi, do të jenë edhe presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli, trajneri më i mirë në botë në sportin e xhudos, Driton Kuka, rektori i UP-së, Naser Sahiti, rektori i UT-së, Agron Kasa, dekani i FEFS-it, Musa Selimi, etj.

Në konferencë janë të ftuar profesorë të shumtë vendorë dhe të huaj, të cilët për dy ditë radhazi do të prezantojnë punimet e tyre shkencore në fusha të ndryshme të sportit.

Qëllimi i konferencës është nxjerrja e konkluzioneve, të cilat avansojnë nivelin e sportit, sportistëve dhe Lëvizjes Olimpike në vendin tonë.

Konferenca mbahet në Hotel Sirius në Prishtinë, ndërsa ceremonia hapëse bëhet të mërkurën në ora 10:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat