Rugova: Zyrtarisht po nis projektin e radhës për rinovimin dhe transformimin e 15 fushave të para

Sporti

Rugova: Zyrtarisht po nis projektin e radhës për rinovimin dhe transformimin e 15 fushave të para

Më: 23 maj 2023 Në ora: 14:37
Granit Rugova

Drejtori për sport në komunën e Prishtinës, Granit Rugova, angazhohen me gjithë arsenalin që ka, për të krijuar kushte më të mira në infrastrukturë sportive.

Rugova sot e ka vizituar lagjen Kolovicë të Prishtinës.  

“Sot isha në Kolovicë, për të evidentuar gjendjen e mjerueshme të fushës së jashtme sportive.

Fatkeqësisht, në gjendje të tillë janë edhe shumë fusha të tjera në Komunën e Prishtinës.

Prandaj, sot, zyrtarisht, po nis projektin e radhës për rinovimin dhe transformimin e 15 fushave të para në mbarë kryeqytetin.

Projekti do të vazhdoje edhe në fazën e dytë - ku asnjë fushë nuk do ta lemë pa rregulluar.

Prishtina është dhe do mbetet qytet i Sportit!

S’ka mu ndal”, ka shkruar Rugova në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat