Klinsman: Anglia e meriton organizimin e Botërorit

Sporti

Klinsman: Anglia e meriton organizimin e Botërorit

Më: 16 janar 2013 Në ora: 09:53

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jurgen Klinsman mendon se Kupa e Botës duhet të luhet në ‘folenë e futbollit’.

Anglia ka qenë organizatore e Botërorit të futbollit vetëm një herë dhe atë në vitin 1966, kur edhe e fitoi titullin e vetëm në histori. Klinsman, i cili gjatë karrierës ka luajtur dy vite në Ligën Premiere për Totenhemin, pret që Anglisë t’i jepet organizimi i Botërorit 2026. “Nuk ekziston asnjë shtet tjetër i cili e meriton më shumë organizimin e Botërorit sesa Anglia. Atje është çerdhja e futbollit, ekziston federata e futbollit prej150 vjetësh”, ka thënë Klinsman, për të shtuar: “Kam pasur rastin të luaj para tifozëve anglezë dhe ajo ka qenë një përvojë e shkëlqyeshme për mua”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat