Guardiola shumë pranë Bayernit - Bota Sot
Guardiola shumë pranë Bayernit

Sporti

Guardiola shumë pranë Bayernit

Më: 16 janar 2013 Në ora: 16:12

Pep Guardiola me 99% do të jetë trajenri i ri i Bayern Munich duke filluar nga sezoni 2013 – 2014. Pasi i thurri elozhe për një kohë të gjatë një experience të mundshme në Premier League, për të lënë pas trofetë e fitur në aventurën e tij tek Barcelona, ish trajneri i blaugranave ka hedhur vështrimin drejt Bundesligës.

Pep ka zgjedhur futbollin gjerman: një pagë të denjë për emrin e tij por mbi të gjitha organizimi perfekt dhe serioziteti i një klubi si Bayern që tani konsolidimit të futbollist të saj dëshiron ti shtojë edhe shkëlqimin diturive taktike që një trajner i afirmuar si Guardiola mund të garantojë. Zyrtarizimi përfundimtar pritet të vijë në orët në vazhdim.

Kontaktet kishin nisur prej kohësh pavarësisht të përgënjeshtrimeve konstante nga të dyja palët. Por martesa tani duket me të vërtetë vetëm një hap larg. Bayern momentalisht drejtohet nga Jupp Heyenckes që sezonin e kaluar e coi skuadrën deri në finalen e Champions League në Allianz Arena të humbur në fund ndaj Chelsea me penallti. Bavarezët këtë sezon janë në krye të klasifikimit në Bundesligë duke u udhëhequr bindshëm me 9 pikë më shumë se ndjekësja Bayer Leverkusen dhe 12 pikë ndaj kampionëve në fuqi Borussia Dortmund. Ndërsa në Champions pasi u renditën të parët në grup në 1/16 do të vihen përballë anglezëve të Arsenal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...