Pep Guardiola zyrtarisht te Bayerni - Bota Sot
Pep Guardiola zyrtarisht te Bayerni

Sporti

Pep Guardiola zyrtarisht te Bayerni

Më: 16 janar 2013 Në ora: 17:31

Pep Guardiola zgjedh Bajern për të ardhmen e tij. Tekniku spanjoll është trajneri i ri i bavarezëve duke filluar nga sezoni 2013-2014. Lajmi u konfirmua nga faqja online e klubit gjerman, që zbuloi arritjen e marrëveshjes me 41-vjecarin, që do të marrë drejtimin e ekipit në muajin korrik, periudhë në të cilën përfundon dhe kontrata me Jup Hejnkes. Sipas asaj që bëhet e ditur Guardiola ka firmosur një kontratë deri në vitin 2016 ku do të përpiqet të ndërtojë një projekt të ngjashëm me atë që realizoi te Barcelona, aq më tepër që dhe bavarezët shquhen për akademinë e tyre futbollistike.

Pasi i thurri elozhe për një kohë të gjatë një experience të mundshme në Premier League, për të lënë pas trofetë e fitur në aventurën e tij tek Barcelona, ish trajneri i blaugranave ka hedhur vështrimin drejt Bundesligës. Sipas asaj që zbulon shtypi, Pep do të përfitojë një pagë të denjë për emrin e tij por gjithashtu ti ofrohet dhe seriozit e organizim perfekt nga një klubi si Bayern, që konsolidimit të futbollit të saj dëshiron t’i shtojë edhe shkëlqimin diturive taktike që një trajner i afirmuar si Guardiola mund të garantojë. Kontaktet kishin nisur prej kohësh pavarësisht të përgënjeshtrimeve konstante nga të dyja palët. Bayern momentalisht drejtohet nga Jupp Heyenckes që sezonin e kaluar e coi skuadrën deri në finalen e Champions League në Allianz Arena të humbur në fund ndaj Chelsea me penallti, por 65 vjecari do t’i japë lamtumirën skuadrën më 30 qershor 2013.

Pas arritjes së marrëveshje, presidenti Karl Hajnc Rumenige u shpreh I lumtur për firmën e Guardiolës duke e cilësuar atrë si një teknik me famë botërore dhe që nga tani e tutje do të fitojë bashkë me Bajernin e Mynihut. Bavarezët këtë sezon janë në krye të klasifikimit në Bundesligë duke u udhëhequr bindshëm me 9 pikë më shumë se ndjekësja Bayer Leverkusen dhe 12 pikë ndaj kampionëve në fuqi Borussia Dortmund. Ndërsa në Champions pasi u renditën të parët në grup në 1/8 do të vihen përballë anglezëve të Arsenal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...