Atletico Madrid eliminon Leverkusenin

Sporti

Atletico Madrid eliminon Leverkusenin

Më: 17 mars 2015 Në ora: 23:41

Atletico Madrid është kualifikuar për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi arriti të mposht Bayer Leverkusenin, pas ekzekutimit të penalltive, me rezultat 3:2.
Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi 1:0, njëjtë pati përfunduar edhe në Gjermani.
Golin e vetëm gjatë kohës së rregullt, e shënoi Mario Suarez në minutën e 27’.
Edhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, rezultat mbeti i pandryshuar, dhe fituesi i këtij takimi, u deshtë të përcaktohej pas ekzekutimit të penalltive, dhe në penallti, skuadra e Diego Simeones, u tregua më e saktë, duke fituar 3:2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat