Het-trik i Ronaldos, Portugalia gjunjëzoi armenët

Sporti

Het-trik i Ronaldos, Portugalia gjunjëzoi armenët

Nga: Kemajl Goca Më: 13 qershor 2015 Në ora: 19:55

Cristiano Ronaldo tregoi lojë magjike dhe ishte trim i fitores së Portugalisë, e cila në udhëtim e mposhti me rezultat 3:2 Armeninë, në ndeshjen e vlefshme të grupit I të eliminatorëve për Euro 2016. Futbollistët portugez importuan tri pikë të vlefshme dhe bën një hap drejt Francës. Ronaldo si mjeshtër i vërtetë ndëshkoi armenët dhe përfundimisht ia fiku gjasat për vend të tretë. Armenët shënuan në minutën e 14-të përmes Pizzelit, por kjo si mjaftoi që ta mbajnë ritmin në minutat e ardhshëm, ngase Portugalia ishte gjithnjë e më e mirë dhe e rrezikshme në krye me futbollistin më të mirë në botë. Ronaldo me stilin e tij, nga penalltia barazoi rezultatin 1:1 në minutën e 29-të. Në minutën e 55-të, Alves për mrekulli pason një top në drejtim të 16-shit armen dhe Ronaldo i shpejt si vetëtim shfytëzon edhe gabimin e mbrojtjes dhe shënoi për 1:2. Ronaldo mjeshtër i evrogolave.

Ai në minutën e 58-të nga rreth 25 metra gjuajti fortë dhe në këndin e epërme përplaset topi, duke mos pasur mundësi portieri as të reagoi dhe 1:3. Në minutën e 62-të, Tiago i Portugalisë përjashtohet nga loja për shkak të dy kartonëve të verdhë, por kjo aspak nuk i ndihmojë vendasve. Mkoyan në minutën e 72-të ngushtoi rezultatin në 2:3. Portugalia është në vend të parë me 12 pikë, kurse Armenia e fundit (e pesta) me zero pikë pas gjashtë xhirove të zhvilluara.

Grupi I
1. Portugalia 5 4 0 1 7:3 12
2. Danimarka 4 2 1 1 6:4 7
3. Shqipëria 4 2 1 1 4:5 7
4. Serbia 4 1 1 2 6:6 1
5. Armenia 5 0 1 4 4:9 1

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat