Skuadra e Romës është skuadra e radhës që ka treguar zemërgjerësinë për refugjatët sirianë që po bredhin rrugëve të Evropës.
Skuadra romake ka ndarë një shumë prej 575 mijë euro në ndihmë refugjatëve. Në fakt kjo shumë është e bërë bashkë nga tri burime.
250 mijë euro janë të ndara nga vetë skuadra, 75 mijë euro nga investitorët e skuadrës dhe 250 mijë euro nga pronari i skuadrës, James Pallota.