De Biazi optimist për fitoren: Do të ishte gjë e bukur të festonim në Armeni

Sporti

De Biazi optimist për fitoren: Do të ishte gjë e bukur të festonim në Armeni

Më: 11 tetor 2015 Në ora: 10:20

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi është shprehur optimist për fitoren e skuadrës sonë ndaj Armenisë çka do të thotë automatikisht arritja e objektivit: kualifikimi në Euro 2016.

Në konferencën për mediat pas mbërritjes së Kombëtares në Jerevan, Armeni, tekniku kuqezi shprehu keqardhjen për rezultatin në ndeshjen me Serbinë, çka e bëri Kombëtaren tonë të humbte shansin për të mbërritur e kualifikuar në Armeni, ndërsa shprehu besimin se kjo gjë do të ndodhë mbrëmjen e nesërme.

“Shpresojmë që kualifikimin ta arrijmë në Armeni dhe me shumë mundësi do ta bëjmë këtë. Do të ishte gjë e bukur të festonim në Armeni”, tha trajneri kuqezi.

Fitorja me çfarëdo rezultati përballë Armenisë në ndeshjen që do të luhet sot në orë 18:00, i siguron Kombëtares kuqezi biletën për në Francë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat