Partizani, Ylber Ramadani firmos për 3 vjet - Bota Sot
Partizani, Ylber Ramadani firmos për 3 vjet

Sporti

E shtunë, 20 tetor 2018

Partizani, Ylber Ramadani firmos për 3 vjet

Më: 10 janar 2016 Në ora: 22:46

Partizani zyrtarizoi edhe përforcimin e tretë në merkaton e janarit. Klubi i kuq gjeti firmosi kontratën me Ylber Ramadanin.

Mesfushori 19-vjeçar nga Kosova, që prej disa ditësh është stërvitur me kryeqytetasit, duket se ka bindur stafin teknik, të drejtuar nga trajneri Andrea Agostinelli. Në faqen zyrtare, Partizani konfirmoi afrimin me ish-lojtarin e Dritës nga Gjilani, duke publikuar edhe fotografitë e momentit të firmosjes së kontratës 3-vjeçare. Ramadani cilësohet si një talent i perspektivës, ndërsa ai është pjesë e përfaqësueses së 21-vjeçarëve të Kosovës. Më parë, gjatë afatit të transferimeve të dimrit, Partizani afroi në skuadër mbrojtësin Atanda dhe mesfushorin Qemail Elshani, që në pjesën e parë të sezonit ka mbrojtur ngjyrat e Feronikelit në Superligën kosovare.

Ambicia për të fituar titullin, ka bërë që të kuqtë të shfaqen mjaft aktivë në merkato. Ëndrra e 15 herë kampionëve të Shqipërisë është braziliani Filipe Gomes, i cili luan te Perugia. Ndërkohë, në provë gjatë përgatitjeve në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz janë edhe tre sulmues. Bëhet fjalë për brazilianin Jildemar dhe dy franceze. Lojtarët po i nënshtrohen një periudhe vëzhgimi dhe në fund stafi teknik do të japë vendimin, se cilin prej tyre vlerëson të vlefshëm për projektin e klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test