Arrestohet babai i Hakan Shukur

Sporti

Arrestohet babai i Hakan Shukur

Më: 12 gusht 2016 Në ora: 16:55
Hakan Shukur

Babai i futbollistit turk, Hakan Shukur, Selmet Shukur është arrestuar nga autoritetet turke. Agjencia e lajmeve DHA shkruan se pas lëshimit të urdhër arrestit për Hakan Shukur, policia arrestoi babanë e tij dhe i ka sekuestruar edhe pasurinë.

Kjo agjenci lajmesh ka publikuar edhe një foto të babait të futbollistit, në momentet e arrestimit. Selmet Shukur shihet me pranga në duar dhe me lot në sy. DHA raporton se pasuria e futbollistit Shukur arrin 50 milionë euro, transmeton BBC News.

Hakan Shukur është zgjedhur deputet në vitin 2011 me ish-partinë e Erdoganit. Ai e ka kritikuar ashpër grushtin e shtetit të tentuar më 15 korrik. Megjithatë, sërish autoritetet turke dyshojnë se ai ka lidhje me Gylenin. Ky dyshim vjen prej faktit se Hakan jeton në SHBA.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat