Ndërron jetë legjenda e peshëngritjes shqiptare, Ymer Pampuri - Bota Sot
Ndërron jetë legjenda e peshëngritjes shqiptare, Ymer Pampuri

Sporti

Ndërron jetë legjenda e peshëngritjes shqiptare, Ymer Pampuri

Më: 18 janar 2017 Në ora: 12:40
Ymer Pampuri

Ymer Pampuri, legjenda e peshëngritjes shqiptare, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare, pas një ataku kardiak.

Ish-sportisti u shpall kampion olimpik në Olimpiadën e Mynihut, në vitin 1972.

Në moshën 27-vjeçare, peshëngritësi i “17 Nëntorit” të Tiranës theu në Gjermani rekordin olimpik të Yoshinobu Miyake të Japonisë në stilin e forcës. Gara u zhvillua më 29 gusht 1972 dhe Ymer Pampuri arriti të ngrinte 127,5 kilogramë. 

Veç medaljeve e titujve, i është akorduar edhe titulli “Mjeshtër i Madh i Punës”, si dhe urdhri “Naim Frashëri” i klasit të parë. Në vitin 1981 heq dorë përfundimisht nga sporti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test