Kosova me këta garues përfaqësohet në Evropian

Sporti

Kosova me këta garues përfaqësohet në Evropian

Më: 3 maj 2017 Në ora: 14:17
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në karate për seniorë do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian nga 4 deri 7 maj në Koceali të Turqisë. Ekspedita Federatës së Karatesë e Kosovës udhëhiqet nga kryetari Ismet Krasniqi me nënkryetarin Ismail Fazliu, sekretari i përgjithshëm Nazmi Gashi, përzgjedhësit Isak Curri dhe Ylber Syla, me trajnerët Fehmi Mahalla, Blerim Hajdari dhe Shkëlzen Balaj si dhe gjyqtarët me licencë ndërkombëtare Fidan Qorolli, Besart Vitia.

Garuesit pjesëmarrës janë: Fortesa Orana, Adelina Rama, Gresa Zhitia, Alvin Karaqi, Herloind Nishevci, Elhami Shabani, Fisnik Rama, Orges Arifi, Valdrin Rashiti, Tahir Ajvazi dhe në kata Vlerona Shala e Argjend Berjani. Diellza Dragusha mungon për shkak te një lëndimi”, bëhet e ditur nga FKK-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat