Psg mendon për Toni Kross - Bota Sot
Psg mendon për Toni Kross

Sporti

E diel, 21 tetor 2018

Psg mendon për Toni Kross

Më: 16 prill 2018 Në ora: 13:57
Ilustrim

Pas eliminimit në raundin e dytë të Champions League ndaj Real Madridit, së bashku me thashethemet e vazhdushme rreth transferimit të Neymar në Madrid, PSG-ja po përgatitet për një hakmarrje ndaj klubit Madrilen në merkaton e ardhshme.

Sic raporton Daily Express, Parizienët dëshirojnë të transferojnë njëri nga lojtarët kryesor të Real Madridit: Toni Kroos.

Media e lartëpërmendur raporton që klubi Francez me në krye sheikun Al-Khelaifi janë të gatshëm të paguajnë deri në 200 milionë euro për Gjermanin dhe t’i ofrojnë atij dyfishin e pagës që merr tek Madridi.

Megjithatë, në anën tjetër është pak e vështirë të besohet se Madridi do të lëshonte një mesfushor si Kroos, duke e ditur që vetëm 3 vite pas nënshkrimit me të ai është bërë thelbësor për ekipin. Kroos ka kontratë me Madridin deri në vitin 2022.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test