Delegacionit për Tarragona 2018 i bashkohen edhe katër gjyqtarë nga Kosova

Sporti

Delegacionit për Tarragona 2018 i bashkohen edhe katër gjyqtarë nga Kosova

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 17:40
Delegacionit për Tarragona 2018 i bashkohen edhe katër gjyqtarë nga Kosova

Listës së gjerë të sportistëve dhe trajnerëve të Kosovës për në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018, i janë shtuar edhe katër gjyqtarë me licencë ndërkombëtare.

Pas ftesës së ardhur në Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) nga organizatori i këtyre Lojërave, KOK-u në bashkëpunim me federatat, bazuar edhe në numrin e sportistëve të tyre pjesëmarrës, ka vendosur të dërgojë gjyqtarët: Latif Demolli (boks), Valon Nikçi (volejboll në rërë), Ardian Muhadri (karate) dhe Abedin Bahtiri (pingpong).

Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018 mbahen në Tarragona të Spanjës, prej 22 qershor deri 1 korrik 2018. Krahas gjyqtarëve, Kosovën e përfaqësojnë edhe 40 sportistë të 12 sporteve të ndryshme dhe 13 trajnerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat