Rossi përgëzon Marquez për titullin: E meriton, ka motorin më të mirë

Sporti

Rossi përgëzon Marquez për titullin: E meriton, ka motorin më të mirë

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 15:48
?Valentino Rossi Marquez

Valentino Rossi përgëzon Marc Marquez për titullin kampion në Moto GP, që spanjolli i Honda fitoi ditën e diel në pistën japoneze të Motegi. “Ishte i zoti përgjatë gjithë sezonit. Ishte piloti më i fortë nga të gjithë ne, ndaj e meriton këtë titull. Suksesi i Marquez vjen nga fakti se ishte konstant, gaboi shumë pak dhe kishte një motor të shpejtë, që i dha mundësi të shprehë të gjitha aftësitë e tij”, u shpreh Valentino Rossi, që në garën e zhvilluar në Motegi u rendit i katërti.

Duke folur për garën e tij, piloti italian i Yamaha shprehet: “E dinim që do të bënim një garë relativisht të mirë, duke shpresuar edhe për një vend në podium, por që nuk erdhi. Por vendi i katërt është ai që tregon se ky është maksimumi ynë, ndërsa Honda e Ducati janë një hap përpara nesh. Përmirësohemi nga gara në garë, por me hapa të vegjël dhe nuk arrijmë të rivalizojmë deri në fund, duke humbur terren me rivalët. Ndaj dhe për Marquez është e lehtë të triumfojë”, tha Rossi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat