Bakija-Deva: Kosova vend ku bazë e identitetit është sporti, paqja e diversiteti

Sporti

Bakija-Deva: Kosova vend ku bazë e identitetit është sporti, paqja e diversiteti

Nga: A.M. Më: 23 tetor 2018 Në ora: 16:40
Zëvendësministrja Burbuqe Bakija-Deva në Forumin Rajonal të Paqes dhe Sportit

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Burbuqe Bakija-Deva ka marrë pjesë në Forumin Rajonal të Paqes dhe Sportit, të mbajtur në ishullin Rodos të Greqisë, pjesë e tëcilit ishin edhe nëntë Ministrave dhe Zëvendësministrat e rajonit dhe me gjerë, autoritete tjera të larta nga bota sportive si dhe Komiteti Olimpik i Greqisë.

Gjatë këtij, forumi zëvendësministrja Bakija-Deva paraqiti të arriturat e MKRS-së në fushën e sportit, si dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen sportistet tanë.

Ajo ka deklaruar se sporti në Republikën e Kosovës është kategori kushtetuese dhe përkufizohet si një kategori me interes të veçantë shoqëror dhe financohet kryesisht nga buxheti i Republikës së Kosovës.

 “Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sportit, ka përcaktuar detyrimet dhe qëllimet në bazë te ligjeve, duke vendosur kritere dhe prioritete për ndarjen e mjeteve buxhetore për zhvillimin e sportit duke përfshirë të gjitha komunitet në aktivitete sportive, avancimin e sportit femëror, si dhe subvencionimin e aktiviteteve sportive të personave me aftësi të kufizuara”, ka thënë zëvendësministrja Bakija-Deva.

Po ashtu, ajo ka potencuar se prioritet e Qeverisë së Kosovës e në veçanti të MKRS-së për fuqizimin e pozitës së grave dhe vajzave në sport

“MKRS përmes javës Evropiane të sportit dhe organizatave sportive dhe OJQ ka organizuar konferenca, qe të trajtoje çështjet e barazisë gjinore dhe diversiteti, duke ritheksuar kështu prioritet e Qeverisë së Republikës së Kosovës e në veçanti të MKRS-së për fuqizimin e pozitës së grave dhe vajzave në sport.  Mbështetja e diversiteti dhe barazisë gjinore do të thotë ti trajtosh njerëzit pa dallim kombësi, besimi, gjinie, moshe, aftësie fizike dhe ti shohësh njerëzit si individ duke pranuar të veçantat e tyre dhe duke marrë në konsideratë të drejtat individuale dhe identitetin e tyre”, ka theksuar ajo.

Image

Për më tepër, Bakija-Deva ka përmendur se rasti kur Kosova për herë të parë ka marrë pjesë në ngjarjen më të madhe sportive në Lojërat Olimpike Botërore në Rio, dhe xhudistja Majlinda Kelmendi, fitoi medaljen e parë të artë të Kosovës.

“Gjithashtu javën e kaluar, në Lojërat Olimpike të Rinisë, te mbajtura në Bunos Air- Argentina, Erza Muminoviqi fitoi medaljen e bronztë olimpike. Pra, promovimi i sportit dhe bashkëpunimi midis kulturave janë mënyra më e mirë për të arritur bashkëpunimin në politikë dhe për të ndërtuar ura të tolerancës dhe bashkëjetesës. Këto bashkëpunime janë testament për rivendosjen e komunikimit dhe bashkëpunimit mes sportit dhe kulturës të Kosovës me mbarë botën”, ka thënë zëvendësministrja.

Gjithashtu, ka cekur se Kosova, ende nuk është njohur nga të gjitha vendet e rajonit dhe të Evropës megjithëse është shtet prej 10 vitesh.

Image

“Ky rrugëtim sapo ka filluar dhe do të bëhet edhe më intensiv dhe më përmbajtjesorë. Normalisht, ky udhëtim nuk është pa sfida, sfida që si në të kaluarën, kryesisht rrjedhin nga politika. Kosova, megjithëse është shtet prej 10 vitesh, ende nuk është njohur nga të gjitha vendet e rajonit dhe të Evropës. Të rinjtë në Kosovë shpesh nuk kanë mundësi të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive, sepse Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk gëzon lëvizjen e lirë të qytetarëve.Kjo pengon komunikimin mes Kosovës dhe popullit të Evropës”, ka thënë zëvendësministrja Bakija-Deva gjatë fjalimit të saj.

Image

Ndryshe, në Forumi Rajonal me temën “Rising Up Through Sport", u  mblodhe 350 vendimmarrës nga 50 vende, 50 folës të nivelit të lartë, dhe 10 kampion botërorë për paqe, për të demonstruar ndikimin pozitiv të sportit në shoqëri.

Gjatë këtij forumi së bashku me pjesëmarrës të profileve të larta, me fituesit e Çmimit Nobel të Paqes, me organizatat ndërkombëtare, si dhe me OJQ-të, ndër tjera u bë identifikimi i sfidave rajonale duke ndërtuar sinergji për të maksimizuar aktivitetet e sportit për ndryshime pozitive.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat