Djegia e kallamave në Strugë nuk ka fund, një incident i tillë u regjistrua edhe mbrëmë

Struga

Djegia e kallamave në Strugë nuk ka fund, një incident i tillë u regjistrua edhe mbrëmë

Më: 2 maj 2021 Në ora: 20:25
Foto ilustrim

Aktivistët civil kërkojnë sanksione të rënda për ata që janë drejtpërdrejt përgjegjës, për djegien e kallamishteve në bregun e Strugës. Ata i bëjnë thirrje shtetit të mos lejojë uzurpim të mëtejshëm, për qëllime private. Kjo vjen pasi disa ditë më parë në dalje të Strugës për në fshatin Kalishtë, u dogj një sipërfaqe e madhe me kallamishte.

“Dhe kjo më jep të drejtën të dyshoj për ndonjë lidhje të orkestruar midis shtetit, komunës dhe pushtetarëve lokal, të cilët gjithmonë na servohen si autorë të panjohur. Kjo është e zgjidhshme në Strugë. Por kështu, si sherifë, eja uzurpo plazhin, beto dhe uzurpo liqenin nuk është zgjidhje- deklaroi Kosta Hiohi-aktivist civil.

Në më pak se dy muaj, ky është kallami i tretë që digjet thuajse në të njëjtën vijë. Aktivistët e shoqërisë civile dyshojnë se me këtë pastrohet terreni për ndërtimin e plazheve, ose objekteve gastronomike.

“Protestojmë ashpër kundër akteve të tilla vandalizmi, kundër kësaj sjellje të pandërgjegjshme të natyrës. Nga ajo që kemi si përvojë deri më tani, supozimi është se me siguri po përgatitet terreni për një uzurpim tjetër klasik, të një pjese të bregut të Ohrit”, pohoi Nikolla Kukunesh-aktivist civil.

“Në kallamin e djegur janë depozituar mbeturina ndërtimi, rërë dhe gurë, që më vonë rrafshohet me ekskavatorë, me mekanizëm të rëndë, dhe në fund kalon pa u vënë re nga institucionet përkatëse, që duhet të kujdesen për atë punë. Dhe ne shohim si shfaqen plazhe dhe disa ndërtesa madhështore”, tha Kosta Hiohi-aktivist civil.

Inspektorati Shtetëror për Mjedisin thotë se pas mbikëqyrjes, inspektorët e Departamentit të Punëve të Brendshme në Strugë do të bëjnë hetim për të gjetur autorin, dhe kundër tij do të ngrihet kallëzim penal. Për dy zjarrvëniet e mëparshme, është dorëzuar një kallëzim penal.

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor

“Me siguri parcela është duke u përgatitur për ndërtim, ose veprimtari tjetër ilegale. Nga Inspektorati Shtetëror i mjedisit Jetësor thonë se gjëja më e rëndësishme është, që prokurori publik në Strugë të fillojë menjëherë procedurë bazuar në denoncimin e paraqitur dhe dëshmitë e mbledhura”.

Nga Komuna e Strugës nuk u përgjigjën se çfarë planifikojnë të bëjnë për të mbrojtur bregun e liqenit të Strugës. Djegia e fundit ndodhi në një vend që konsiderohet si një vend për shumim të krapit, dhe është një habitat natyror për shumë specie peshqish. Ne gjithashtu pyetëm në komunën e Strugës se cila është arsyeja e djegies së shpeshtë të kallamishteve në bregun e Strugës, por për këtë nuk morëm përgjigje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat