TikTok pajtohet të paguajë 92 milionë dollarë pasi akuzohet për keqpërdorim të inteligjencës artificiale

Teknologji

TikTok pajtohet të paguajë 92 milionë dollarë pasi akuzohet për keqpërdorim të inteligjencës artificiale

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 10:34
Ilustrim

TikTok është pajtuar të paguajë 92 milionë dollarë për të zgjidhur një padi në lidhje me keqpërdorimin e inteligjencës artificial për të gjurmuar dhe ruajtur të dhënat e përdoruesve.

Një grup ka ngre padi duke thënë se ka thyer ligjet me përdorimin e softuerit për njohjen e fytyrës në videot e publikuara nga përdoruesit dhe algoritmet për të identifikuar moshën, gjininë dhe etninë.

Po ashtu, është thënë se të dhënat e përdoruesve janë dërguar në Kinë.

TikTok ka mohuar se ka bërë shkelje, por ka thënë se dëshiron që të evitojë rastin gjyqësor.

Në rastin është pretenduar se të dhënat nga softueri për njohjen e fytyrës të mbledhura nga TikTok janë përdorur në mes tjerave për të gjurmuar përdoruesit me qëllim për shënjestrim për reklama.

Nëse marrëveshja pranohet nga gjykata federale, paratë do të ndahen mes përdoruesve të TikTokut me seli në SHBA. Rasti ishte dërguar në gjykatë federale në Illinois, që është shumë strikte sa i përket ligjeve për përdorime biometrike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat