Shërbimi më i përdorur i postës elektronike, Microsoft Outlook, ka dalë jashtë funksionit ndërkohë që përdoruesit nuk mund të dërgojnë apo të marrin email. “Something went wrong” shfaqet gjatë shfletimit të Outlook.
Problemet e programit kanë nisur gjatë orë s 18:30. Dyshohet se shkaku mund të jetë një defekt në serverët e Microsoft. Mesazhi i gabimit “502, Bad Gatew ay”, tregon se shërbimi nuk po i përgjigjet sistemit Azure Front Door.
Edhe programet e tjera të Microsoft 365 kanë shfaqur probleme. Teams dhe Copilot, dy mjete që përdoren gjerësisht në punë, nuk janë më të disponueshme në kompjuterët e mijëra punonjësve.
Ndërkohë, Microsoft ka konfirmuar problemin.
“Ndërsa po punojmë për të zbutur ndikimin, kemi verifikuar se problemi mund të ndikojë në lidhjen me shërbimin Microsoft 365 për përdoruesit në çdo rajon të botës. Informacione të mëtejshme do të jenë të disponueshme në Qendrën e Administrimit të Microsoft 365, me referencën EX1550543”, njoftoi kompania.