Dua Lipa pjesë e GTA 6

Teknologji

Dua Lipa pjesë e GTA 6

Nga: A.M. Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 22:15
Dua Lipa pjesë e GTA 6

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, pritet të jetë pjesë e videolojës së shumëpritur “Grand Theft Auto VI” (GTA 6), një prej projekteve më të mëdha në industrinë e lojërave elektronike.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, kënga e saj me titull “Go Easy” është përfshirë në listën prej 34 këngësh të albumit muzikor të lidhur me videolojën.

Lista e këngëve u zbulua pas publikimit të parakohshëm të fotografive të një kopjeje në vinil të albumit. Sipas Rolling Stone, burime të afërta me projektin kanë konfirmuar se lista e publikuar është autentike, megjithëse Rockstar Games ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht të gjithë listën.

Dua Lipa nuk është emri i vetëm i njohur në këtë projekt. Në album pritet të përfshihen edhe artistë si Lana Del Rey, Zara Larsson, Travis Scott, Cardi B, Playboi Carti dhe Jennie nga BLACKPINK.

Përfshirja e këngëtares shqiptare përbën një tjetër paraqitje të rëndësishme të saj në një projekt me shtrirje të madhe ndërkombëtare.

Videoloja GTA 6 pritet të publikohet më 19 nëntor 2026, ndërsa albumi muzikor shoqërues është planifikuar të dalë një ditë më vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat