Twitter shton opsionin e gjuhës ‘femërore’ në arabisht

Teknologji

Twitter shton opsionin e gjuhës ‘femërore’ në arabisht

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Twitter ka krijuar një hapësirë për gjuhën arabe “femërore” që mundëson faqen e mediave sociale të flasë me përdoruesit duke përdorur gramatikën femërore, në kuadër të përpjekjes për përfshirje dhe diversitet.

“Ne duam që të pasqyrojmë zërat e bisedave që bëhen në faqen tonë”, ka thënë Rasha Fawakhiri, e cila është në krye të komunikimit me publikun për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Në arabisht, foljet kanë gjini sipas kryefjalës. Format mashkullore përdoren për t’iu referuar audiencave të përziera.

Fawakhiri është shprehur se kompania ka projekte të tjera në këtë drejtim. Ka plane për të futur në përdorim edhe përemrat gjinorë në profilet e këtij rrjeti, në mënyrë që njerëzit të shfaqin mënyrën se si preferojnë të adresohen.

Deri më tani, udhëzimet për përdoruesit të Twitter në Arabisht ishin shfaqur vetëm në formën mashkullore “gharrid”. Ndërkaq, shfaqet edhe si “gharridi”, që është forma femërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat