E habitshme: Policia në Malajzi shkatërron 1.2 milionë dollarë pajisje gërmimi Bitcoin me një rul ngjeshës

Teknologji

E habitshme: Policia në Malajzi shkatërron 1.2 milionë dollarë pajisje gërmimi Bitcoin me një rul ngjeshës

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 20:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Bllokimi i këtij aktiviteti erdhi pasi 2 milionë dollarë në elektricitet ishte vjedhur pikërisht nga gërmimi i kriptomonedhave.

Autoritetet Malajziane kanë bërë një shtypje të vërtetë të aktivitetit të kriptomonedhave. Pasi konfiskuan 1069 pajisje përdorur për gërmimin e tyre, ata përdorën një rul ngjeshës për ti shkatërruar ato.

Bllokimi i këtij aktiviteti erdhi pasi 2 milionë dollarë në elektricitet ishte vjedhur pikërisht nga gërmimi i kriptomonedhave.

Një video është publikuar online ku me rulin ngjeshës shkatërrohen pajisje me vlerë 1.26 milionë dollarë. Mes muajit Shkurt dhe Prill u konfiskuan këto pajisje në 6 operacione të ndryshme policore.

Vende të tjera si Kina kanë zgjedhur opsione të tjera siç është nxjerrja në ankand e pajisjeve të konfiskuara. Ata që vjedhin energji elektrike rrezikojnë 5 vite burg në Malajzi ose gjoba mbi 20 mijë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat