Kompania Izraelite pas softuerit të përgjimit Pegasus refuzon kritikat

Teknologji

Kompania Izraelite pas softuerit të përgjimit Pegasus refuzon kritikat

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Krijuesi i softuerit shumë të fuqishëm të përgjimit përdorur për të hakuar telefonët e njerëzve të profilit të lartë thotë se fajësimi i tyre është njëlloj si të fajësoni një prodhues makine pse drejtuesi ishte i dehur në timon.

NSO Group po përballet me kritika nga mbarë bota pasi u zbulua se softuerët e zhvilluar nga kjo kompania janë përdorur për të përgjuar aktivistë, politikanë dhe gazetarë në mbarë botën.

Sotfueri i quajtur Pegasus infekton pajisjet Android e iPhone dhe operuesit e tij mund të nxjerrin nga telefonët e hakuar mesazhe, fotot, e-mail, të regjistrojnë telefonata dhe të aktivizojnë mikrofonë e kamera pa dijeninë e përdoruesit.

Kompania Izraelite thotë se softueri i saj është dizajnuar për tu përdorur kundër kriminelëve dhe terroristëve dhe vihet në dispozicion vetëm të ushtrisë, agjencive ligjzbatuse dhe të inteligjencës nga vende të cilat pozicionohen mirë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Por një konsorcium organizatash mediatike udhëhequr nga ajo Franceze Forbidden, kanë publikuar dhjetëra artikuj në lidhje me ngjarjen përfshirë një ku mendohet se në listën e hakuarve ishte presidenti Francez Macron.

Lista është hakuar nga serveri në Qipro i NSO Group.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat