Facebook dhuron veshjen mbrojtëse të pajisjes VR falas

Teknologji

Facebook dhuron veshjen mbrojtëse të pajisjes VR falas

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 16:24
Veshja mbrojtëse e pajisjes VR falas

Kompania “Oculus”, një degë e Facebook, e njohur për prodhimin e saj të pajisjeve VR po i adresohet një problemi lidhur me mbushjen e sfungjerit të vendosur në “Quest 2” pasi përdoruesit shfaqën probleme me skuqjen e lëkurës.

Pavarësisht se “Oculus” deklaroi vetëm një përqindje të vogël të përdoruesve me këtë shqetësim, po dhuron një veshje silikoni falas për mbrojtje.

Facebook njoftoi se po ndalon shitjet e “Quest 2” dhe nga 24 Gushti të gjitha pajisjet do të kenë edhe veshjen e silikonit brenda tyre, si dhe dyfishin e hapësirës së brendshme, për të njëjtin çmim.

Porblemi me irritimin e lëkurës është i njohur për përdoruesit e pajisjeve VR dhe Facebook ka ekzekutuar edhe më parë një program zëvendësimi për të prekurit. Por ky lloj ndërgjegjësimi vullnetar ku vetë kompania po kontakton klientët e “Oculus”, është bërë global.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat