Vlera totale e tregut të kriptovalutave arrin në dy trilionë dollarë

Teknologji

Vlera totale e tregut të kriptovalutave arrin në dy trilionë dollarë

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Vlera totale e tregut të kriptovalutave u rrit përsëri mbi dy trilionë  dollarë ndërsa Bitcoin vazhdon të rritet dhe bashkë me të edhe kriptomonedha të tjera si Cardano, XRP dhe Dogecoin.

Vlera e tregut të kriptovalutës u rrit në 2.06 trilion dollarë të shtunën, sipas CoinGecko, e cila gjurmon më shumë se 8 mijë  e 800 monedha. Bitcoin arriti deri në 48 mijë e 152 dollarë, niveli më i lartë që nga 16 maji, pasi tregoi qëndrueshmëri të fuqisë mbi mesataren e tij lëvizëse 200 ditore.

Sidoqoftë, nuk ishte vetëm Bitcoin që mbante përparimin e përgjithshëm të tregut, raporton Bloomberg.

Image

Që nga ora 1 pasdite në Hong Kong të dielën, Cardano-tani kriptovaluta e renditur e tretë pas Bitcoin dhe Ethereum u rrit me 47 përqind gjatë shtatë ditëve të fundit. Binance Coin fitoi 14 përqind, XRP 61 përqind dhe Dogecoin 18 përqind gjatë së njëjtës periudhë, sipas çmimeve të CoinGecko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat