‘Shpërthimi’ i video-lojërave: 500 milionë konkurentë të rinj në tri vite dhe një industri që tejkalon shifrën prej 250 miliardë euro

Teknologji

‘Shpërthimi’ i video-lojërave: 500 milionë konkurentë të rinj në tri vite dhe një industri që tejkalon shifrën prej 250 miliardë euro

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Bota e video-lojërave po evoluon dita ditës dhe bashkë me të po vijnë edhe lojtarë të rinj. Sektori ka mirëpritur 500 milionë konkurentë të rinj në tre vjetët e fundit dhe tani vlera e industrisë së video-lojërave globale tejkalon shifrën prej 250 miliardë euro, sipas një raporti të ri nga Accenture. Mund të thuhet se tregu është duke lulëzuar.

Video-lojërat po bëhen më të popullarizuara gjatë pandemisë

Gjatë një viti e gjysmë të fundit me pandeminë e COVID-19, njerëzit kanë pasur më shumë kohë në shtëpitë e tyre, dhe me mungesën e lëvizshmërisë, video-lojërat janë bërë shpejt një nga aktivitetet më të njohura. Në fakt, pati një rritje të madhe midis muajit shkurt dhe prill të vitit 2020 gjatë bllokimeve të para, raporton Euronews.

Paul Hurrell një projektues i lojërave i vlerësuar me çmime dhe prodhues për Neon Play, thotë se ka parë rritje të kërkesave.

“Në atë moment është në të vërtetë një kohë emocionuese për ne, sepse kuptohet që gjatë 18 muajve të fundit, njerëzit e kanë kuptuar se kanë shumë më tepër kohë në shtëpi. Pra, duke qenë një kompani që prodhon lojëra për celulare, njerëzit po shpenzojnë më shumë kohë në celularë, dhe ne kemi parë që kërkesa të rritet, një gjë që ishte e mrekullueshme për t’u parë”, ka deklaruar ai.

Teknologji dhe zgjidhje të reja

Përveç telefonave të avancuar, ka pasur gjithashtu një rritje të lojëtarëve të rinj për shkak të zhvillimeve të reja të teknologjisë siç është realiteti virtual që ofron përvoja botërore.

Nuk janë vetëm njerëzit të ulur në shtëpi me pajisjet e tyre që po nxisin rritjen e industrisë, por rritja po nxitet edhe nga aktiviteti i korporatave në video-lojëra, ‘esports’, lojëra në cloud dhe garat online, sipas Euronews, transmeton Telegrafi.

Ahmad Al-Meghessib është një yll ndërkombëtar i garave ‘esports’ dhe futbollist profesionist. Ai tha se ai i luan video-lojërat për t’ju ofruar përmirësime projektuesve me ide të mundshme.

“Ne e provojmë lojën, dhe i japim reagimet tona. Dhe pastaj ata i marrin parasysh këto reagime, duke u përpjekur të menaxhojnë më mirë lojën, dhe ne shpresojmë të na japin një version më të mirë se vitin e kaluar”, ka potencuar ai.

Zgjedhje karriere

Industria e video-lojërave është bërë gjithashtu edhe një zgjedhje karriere për disa të rinj. Hurrell tha se ka shumë njerëz sikurse ai që kanë luajtur video-lojëra që kur ishin të vegjël.

“Tani ka një valë të re njerëzish si unë që kanë luajtur me video-lojëra gjatë fëmijërisë së tyre. Dhe kur arrijnë moshën madhore dhe vendosin se çfarë duhet të zgjedhin për karrierën e tyre, ata zgjedhin video-lojërat, sepse së pari është emocionuese të punosh në diçka për të cilin je i apasionuar, por edhe gjithashtu është një industri e madhe, dhe ke mundësi të shumta”, ka shtuar ai.

Video-lojërat do të vazhdojnë

Ted Pollak, Analist i Video-Lojërave thotë se popullariteti i lojërave do të vazhdojë gjithmonë të rritet.

“Lojërat e avancuara kushtojnë shumë”, thotë Pollak. “Njerzit shpenzojnë pesëqind dollarë në vit për kompjuterë me fuqi të lartë dhe tastierë të mira. Ne po flasim për qindra miliona klientë të rinj në dhjetë vjetët e ardhshme”, ka deklaruar eksperti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat