Windows 11 zyrtarisht i disponueshëm për t’u shkarkuar

Teknologji

Windows 11 zyrtarisht i disponueshëm për t’u shkarkuar

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 09:56
Windows 11

Windows 11 tashmë është zyrtarisht i disponueshëm për t’u shkarkuar. Nëse keni blerë një kompjuter Windows 10 së fundmi, do të thotë se ju mund ta shkarkoni Windows 11 falas.

Për të tjerët lansimi i Windows 11-s do të jetë gradual. Microsoft thotë se kompjuterët ekzistues me Windows 10 dhe që përmbushin kriteret e Windows 11 do të marrin përditësimin përmes Windows Update.

Windows 11 sjell një ndërfaqe të re përdoruesi, një menu të ridizajnuar start, një Microsoft Store të rimodeluar, Wdigets, integrim të Microsoft Teams e shumë të tjera.

Pajisjet e para Surface debutojnë gjithashtu me Windows 11 të instaluar. Asus, Lenovo, HP, Dell dhe Samsung do të lansojnë pajisjet e para Windows 11 së shpejti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat