Facebook do të bëjë disa ndryshime dhe këta janë ata që do të përfitojnë

Teknologji

Facebook do të bëjë disa ndryshime dhe këta janë ata që do të përfitojnë

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Facebook bleu Instagram në vitin 2012 për $1 miliardë dollarë dhe tashmë kompania po bën disa ndryshime që pritet ta ndihmojnë me konkurrencën në tregun digjital.

Facebook ka nxjerr një treg një grup produktesh këtë javë – ndër më të përfolurat është veçoria e re e group-chat që mund të përdoret ndërmjet llogarive në Instagram dhe Facebook. Vitin e shkuar, kompania njoftojë për bashkimin në një të sistemit të komunikimit Messenger me Instagram, por tani përdoruesit do të kenë mundësi të bëhen pjesë e chat-eve në grup mes kontakteve të secilës platformë.

Një tjetër karakteristikë e shtuar do të jetë mundësia për të parë përmbajtje të krijuar në Reels video apo IGTV të cilat mund të shihen në të njëjtën kohë nga pjesëmarrësit në chat, me anë të opsionit Watch Together.

Të tjera përditësime do të përfshijnë tema të reja shumëngjyrëshe, ikona dhe emoji të rinj.

Facebook ka planifikuar të bashkojë platformat e bashkëbisedimit prej kohësh duke lejuar përdoruesit e WhatsApp, Messenger dhe Instagram të bashkëbisedojnë njëkohësisht.

Gjigandi i rrjeteve sociale ka raportuar se do të hedhë në treg edhe formatin e video-ve të shkurtra të stilit të TikTok.

Kompania konfirmoi se do të krijonte një seksion për videot e shkurtra i cili do të paraqitet në faqen kryesore të përdoruesve të Facebook. Ky hap i ri vjen në një kohë kur TikTok është ndaluar në shumë shtete si India, ku përdoruesit e Facebook u rritën me 25%.

Youtube – një tjetër platformë gjigande – ka nisur të ofrojë të njëjtin format videosh prej pak kohësh.

Ndërkohë, Facebook është duke u përpjekur të joshë disa nga përdoruesit më të suksesshëm të TikTok duke i ftuar të kalojnë krijimet e tyre në Facebook. Instagram bëri të njëjtën gjë duke i inkurajuar krijuesit e TikTok të kalonin tek programi i tyre i ngjashëm, i njohur si Reels.

Me anë të veçorisë së ‘monetizimit’, krijuesit e përmbajtjes për rrjete sociale tashmë kanë më tepër mundësi dhe platforma për ta kthyer shërbimin e tyre në të ardhura.

Ky bashkim i Instagram dhe Facebook është një lajm i mirë edhe për bizneset e vogla dhe firmat të cilat e kanë ndërtuar historikun e tyre digjital në njërin prej këtyre rrjeteve. Tani, ata do të kenë mundësi të marrin dhe dërgojnë mesazhe drejt klientëve të tyre nga secila platformë, që tashmë do të vendosen në një chat të vetëm.

Këto përditësime erdhën vetëm pak orë para se kompania të dëshmonte përpara Senatit Amerikan rreth dëmeve në shëndetin mendor që mund të shkaktohen nga Instagram dhe Facebook.

Facebook po përballet edhe me një padi nga Komisioni Federal Amerikan i Tregtisë i cili e akuzon gjigandin e teknologjisë për monopolizim të tregut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat