Kompania izraelite AIR zbulon “makinën fluturuese” elektrike për konsumatorët individualë

Teknologji

Kompania izraelite AIR zbulon “makinën fluturuese” elektrike për konsumatorët individualë

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Kompania izraelite AIR ka zbuluar fluturaken e saj të parë elektrike, të ngritjes dhe uljes vertikale (eVTOL) “të lehtë për t’u operuar” që synon t’ua shesë drejtpërdrejt konsumatorëve kryesisht në Shtetet e Bashkuara duke filluar nga viti 2024.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, AIR ka punuar me Autoritetin Federal të Aviacionit të SHBA (FAA) për dy vjet dhe pret të marrë certifikim deri në fund të vitit 2023 për AIR ONE, një eVTOL me dy vende, 970 kg, i cili do të ketë një gamë fluturimi prej 110 miljesh (177 km), ka thënë për Reuters shefi ekzekutiv Rani Plaut.

AIR mblodhi fonde fillestare prej nën 10 milionë dollarë vitin e kaluar dhe ka kryer teste pa pilot të automjetit të saj.

Ajo po ndërton modele prototipe dhe pret të shesë eVTOL-et e saj për rreth të njëjtin çmim si një makinë e shtrenjtë, tha Plaut, pa dhënë detaje më të sakta.

Ndryshe, një numër në rritje i investitorëve dhe kompanive të aviacionit janë grumbulluar “në hapësirën e nxehtë”.

“… Fokusi ynë është tërësisht personal”, ka thënë Plaut. “Ne nuk po flasim për fluturime komerciale, ne po flasim për njerëzit që e përdorin këtë sikur të ishte makinë”.

AIR aktualisht po mbledh fonde shtesë për të kaluar procesin e certifikimit FAA, por nuk bëri të ditur se sa.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat