Motoçikleta fluturuese e realizuar në Japoni po vjen në vitin 2022 – ja me sa para mund ta keni në shtëpi

Teknologji

Motoçikleta fluturuese e realizuar në Japoni po vjen në vitin 2022 – ja me sa para mund ta keni në shtëpi

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Një motoçikletë fluturuese që mund të udhëtojë me shpejtësi prej 100 kilometër për orë deri në 40 minuta do të dalë në shitje për vetëm më pak se 500 mijë funte (682 mijë dollarë) vitin e ardhshëm.

Sipas medieve të huaja, ‘Xturismo’ – ideja e startup-it me bazë në Tokio, A.L.I. Technologies – u zbulua gjatë një fluturimi testues në një pistë të zbrazët në rrëzë të malit Fuji.

Firma po planifikon të prodhojë një seri të kufizuar prej 200 motoçikletash me një pasagjer për dorëzim në gjysmën e parë të vitit 2022.

Krahas përdorimit si pjesë e aktiviteteve të kohës së lirë, motoçikleta ka potencial për të ndihmuar në shpëtimin e njerëzve nga aksidentet në det, tha një deputet japonez. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat