Facebook paguan 20 milionë dollarë për të përdorur emrin “Meta”?

Teknologji

Facebook paguan 20 milionë dollarë për të përdorur emrin “Meta”?

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 08:34
Facebook paguan 20 milionë dollarë për të përdorur emrin “Meta”?

Një kompani e njohur mund të hasë në probleme gjatë procesit të mbrojtjes së emrit.

Javën e kaluar, Facebook njoftoi një ndryshim në markë, në të cilën kompania tani e quan veten Meta.

Ndryshimi i emrit mund t’i kushtojë shtrenjtë Facebookut. Duket se në muajin gusht, një kompani startup PC ka paraqitur një kërkesë për mbrojtjen e emrit “Meta”. Kjo kompani ka shitur produkte nën markën Meta PC që nga nëntori i vitit 2020, raporton businessinsider.

Facebook, nga ana tjetër, ka paraqitur kërkesën për ndryshimin e emrit më 28 tetor. Ende nuk është miratuar asnjë kërkesë, që do të thotë se emri mund të luftohet para gjykatave.

Megjithatë, mediat përmendin se themeluesit e kompanisë Meta PC janë të gatshëm të heqin dorë nga ky emër nëse Mark Zuckerberg u paguan 20 milionë dollarë për përdorimin e këtij emri.

Facebook nuk ka komentuar për këto akuza dhe mbetet të shihet se në cilin drejtim do të shkojë e gjithë historia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat