Twitter do të heqë imazhet e shpërndara të individëve që janë publikuar pa lejen e tyre

Teknologji

Twitter do të heqë imazhet e shpërndara të individëve që janë publikuar pa lejen e tyre

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 23:46
Foto ilustrim

Twitter ka thënë se imazhet ose videot e individëve privatë të shpërndarë pa lejen e tyre mund të hiqen sipas kërkesës.

Rregulli i ri është një shtrirje e politikave për të ndaluar “doxxing” – publikimin e informacionit privat si adresat e shtëpisë, pa pëlqimin.

Kritikët thonë se rregulli është shumë i gjerë dhe mund të “përdoret për të mbytur qëllimisht shprehjen e lirë në platformë”.

Por Twitter tha se do të konsideronte kontekstin në të cilin ishin postuar imazhet, raporton bbc.

Përpara heqjes së imazheve ose ndërmarrjes së veprimeve detyruese, deklaroi Twitter, duhet të njoftohet nga “individët e paraqitur, ose nga një përfaqësues i autorizuar, se ata nuk kanë pranuar që imazhi ose videoja e tyre private të ndahet”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat