Facebook Messenger do t’ju lejoj të mësoni nëse dikush e ka bërë “screenshot” bisedën e bërë me ju

Teknologji

Facebook Messenger do t’ju lejoj të mësoni nëse dikush e ka bërë “screenshot” bisedën e bërë me ju

Më: 30 janar 2022 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Kompania Meta ka ofruar mundësi të reja për aplikacionin e saj Facebook Messenger.

Mundësitë reja dedikohen end-to-end, mesazheve të koduara, edhe pse ato akoma janë një opsion për dallim nga WhatsApp, që gjithashtu është në pronësi të Meta ku mesazhet e koduara end-to-end janë një procedurë standarde.

Është një dallim i madh që duhet pasur parasysh, pasi në rastin e Messengerit përdoruesit duhet të hap në menynë end-to-end për të realizuar një bisedë të koduar.

Megjithatë, kodimi tani nuk është i kufizuar në biseda “një për një”, pasi mundësohen edhe bisedat grupore të koduara dhe thirrje audio e video. Pra, tani është e mundur të bëhet lidhja me miqtë dhe familjarët në një mënyrë private dhe tejet të sigurtë.

Kur është fjala për mesazhe në bisedat e koduara, përdoruesi do të njoftohet nëse pala tjetër bën screenshot. GIF-at dhe “stickersat” gjithashtu janë të qasshëm në këto biseda si dhe reagimet e replikat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat