Produkti “X”, punësimi i mijëra njerëzve të rinj dhe largimi i disave,…: Risitë që Musk pritet të sjellë, pas blerjes së Twitter

Teknologji

Produkti “X”, punësimi i mijëra njerëzve të rinj dhe largimi i disave,…: Risitë që Musk pritet të sjellë, pas blerjes së Twitter

Më: 7 maj 2022 Në ora: 16:25
Elon Musk

Elon Musk dëshiron të punësojë mijëra punonjës të rinj në Twitter ndërkohë që pritet të largojë disa punonjës ekzistues.

Në këtë drejtim, bëhet e ditur se ai dëshiron të punësojë 3,600 punonjës të rinj deri në vitin 2025, duke lënë të lirë qindra të tjerë, shkruan Business Insider.

Ai gjithashtu pritet të krijojë një produkt të ri “sekret” të njohur si “X” dhe të katërfishojë numrin e bazës së përdoruesve të platformës së mediave sociale.

Përveç këtyre, Musk u ka thënë investitorëve se mund të rriste në mënyrë dramatike të ardhurat e kompanisë duke e bërë atë më pak të varur nga të ardhurat nga reklamat, raportoi The New York Times.

Në vlerësimet e tij përfshihet edhe një objektiv për të arritur 931 milionë përdorues deri në vitin 2028 me 104 milionë përdorues të abonuar.

Musk u ka thënë gjithashtu investitorëve se kishte shumë besim se do të dyfishonte ose trefishonte paratë e tyre nëse ata mbështesnin blerjen e tij prej 44 miliardë dollarësh të Twitter.

Ai shtoi se ata mund të shihnin kthime prej pesë deri në dhjetëfishin e investimeve të tyre nëse gjithçka shkonte mirë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat