Shpiku kostumin fluturues, francezi bie në ujë nga 15 metra lartësi derisa fluturonte me “kryeveprën” e tij

Teknologji

Shpiku kostumin fluturues, francezi bie në ujë nga 15 metra lartësi derisa fluturonte me “kryeveprën” e tij

Më: 29 maj 2022 Në ora: 16:55

Francezi Franky Zapata i njohur për shpikjet e tij të shumta dhe që u bë i popullarizuar kur fluturoi me kostumin mbi ujë – është lënduar pasi u rrëzua në liqen derisa po demonstronte shpikjen e tij.

43-vjeçari pësoi lëndime pasi humbi kontrollin në liqenin Biscarrosse në Francë. Ai po përshkonte 35 kilometra mbi liqenin e dytë më të madh në Francë pas Hourtin.

Në një video të postuar në Twitter, Zapata shihet i veshur me kostumin e tij dhe me helmetë në kokë – duke u ngritur në ajër.

Megjithatë pas disa lëvizjeve humb kontrollin dhe fillon të bie me shpejtësi në drejtim të ujit, nga një lartësi prej më shumë se 15 metra mbi sipërfaqe të ujit.

Mediat franceze raporton se Zapata nuk kishte humbur vetëdijen, por se ka pësuar disa lëndime për të cilat thuhet se nuk janë serioze. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat