Jep dorëheqje shefi ekzekutiv i departamentit të financave për shitje botërore të Amazon

Teknologji

Jep dorëheqje shefi ekzekutiv i departamentit të financave për shitje botërore të Amazon

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 14:52
Dave Clark

Dave Clark, jep dorëheqje pas 23 viteve në pozitën e shefit ekzekutiv të departamentit të financave për shitjet botërore në gjigantin e tregut elektronik Amazaon.

Amazon (AMZN) bënë të ditur se dorëheqja e Clark do jetë efektive që nga data 1 korrik, pas depozitimit rregullator në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim të SHBA-ve, gjatë ditës së premte.

“Kalova një periudhë të mahnitshme në Amazon, por që është koha që unë të zhvillohem përsëri, është diçka që është nxitëse për mua”, shkroi Clark në Twitter.

Gjatë kohës së tij në Amazon, ndihmoi në zhvillimin dhe mbikëqyrjen e shtrirjes së rrjetit të magazinave dhe logjistikës së kompanisë, duke përfshirë këtu kamionët, aeroplanët dhe anijet të cilat ndihmuan në përshpejtimin e kohës së dërgesave dhe dominimin e tregut online me pakicë.

Largimi i tij, vije pasi që Amazon po përballet me sfida të reja, duke përfshirë këtu rritjen e ngadalshme të kompanisë, kontrolli nga rregullatori dhe ngritja e përpjekjeve për organizim nga punëtorët e magazinave.

Segmenti i konsumatorëve veçanërisht ka pasur disa probleme, ndërsa departamenti i Amazon i shërbimeve AWS Cloud vazhdon të gjenerojë fitime të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat