Edhe Brazili po e shqyrton mundësinë për ta bërë një karikues standard për të gjithë telefonat e avancuar

Teknologji

Edhe Brazili po e shqyrton mundësinë për ta bërë një karikues standard për të gjithë telefonat e avancuar

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 19:33
Foto ilustrim

Rregullatori i telekomunikacionit në Brazil, Anatel, ka nisur një konsultim publik mbi një propozim për t’i bërë karikuesit USB-C të detyrueshëm për të gjithë telefonat e avancuar të shitura në vend.

Është shembulli më i fundit i ligjvënësve dhe rregullatorëve që i drejtohen USB-C si një standard i zakonshëm i karikimit për telefonat.

BE-ja miratoi një ligj për këtë çështje në fillim të këtij muaji, duke e bërë USB-C të detyrueshëm për një sërë pajisjesh elektronike (duke përfshirë telefonat e avancuar) deri në fund të vitit 2024, edhe në SHBA disa politikanë demokratë po bëjnë presion për legjislacion të ngjashëm.

“Të ndërgjegjshëm për lëvizjet e lartpërmendura në tregun ndërkombëtar, zona teknike e Anatel vlerësoi temën dhe paraqiti një propozim me një qasje të ngjashme për aplikim në tregun brazilian”, tha Anatel.

Duke pasur parasysh që USB-C është bërë standardi i paracaktuar i karikimit për telefonat e rinj Android, një legjislacion i tillë do të kishte efektin më të madh në Apple, e cila ende përdor standardin e saj Lightning për iPhone. Është përfolur prej kohësh se kompania po teston iPhone-at me USB-C, dhe tashmë e ka miratuar këtë standard për shumë nga tabletët dhe laptopët e saj. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat