Kompania Meta pëson rënie të të ardhurave për herë të parë

Teknologji

Kompania Meta pëson rënie të të ardhurave për herë të parë

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 12:41
Logoja e kompanisë Meta.

Meta, kompania amë e rrjetit social, Facebook, ka pësuar rënie të të ardhurave për herë të parë.

Ky fakt shënon epokë të re për Facebook-un, që vazhdimisht ka raportuar për rritje prej vitit 2012.

Parashikimet për muajt vijues nuk kanë treguar shenja të përmirësimit dhe themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckberberg, ka thënë se kompania planifikon të fokusohet në periudhën afatgjatë.

Të hyrat e Meta-s kanë rënë në çerekun e dytë për gati 1 për qind në 28.8 miliardë dollarë, ndërsa fitimet për 27 për qind në rreth 6.7 miliardë dollarë.

Shefja operative, Sheryl Sandberg, ka thënë se forcimi i dollarit amerikan i ka bërë të pafavorshme kurset e këmbimit.

Shefi i financave, Dave Wehner, ka thënë se ulja e marketingut online në kohën e paqartësive ekonomike, është një tjetër arsye për këtë rënie.

Facebook-u ka 1.97 miliard përdorues brenda ditës.

Meta ka në pronësi edhe platformat tjera si WhatsApp dhe Instagram./REL

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat