“Search” i Google ra nga sistemi, kompania kërkon falje

Teknologji

“Search” i Google ra nga sistemi, kompania kërkon falje

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 09:40
Një zëdhënës i kompanisë tha se ekipi kishte punuar shpejtë për të adresuar defektin

Gjiganti i teknologjisë “Google” ka kërkuar falje pasi përditësimi i softuerit të ri ka shkaktuar daljen nga kontrolli të butonit “search” të martën.

Një zëdhënës i kompanisë tha se ekipi kishte punuar shpejtë për të adresuar defektin dhe shërbimet për një kohë të shkurtët u kthyen në funksion normalisht.

“Ne jemi të vetëdijshëm për një problem të përditësimit të softuerit që ndodhi vonë këtë pasdite në kohën e Paqësorit dhe ndikoi shkurtimisht në disponueshmërinë e kërkimit në Google dhe Maps”, thanë ata, shkruan TheGuardian.

Problemi u raportuar nga disa platforma teknologjike si “Downdetector” e  kompania e inteligjencës së rrjetit “ThosuandEyes Inc”.

Mbi 4 mijë e 100 probleme u raportuan që nga ora 11:38 e së martës, teksa përdoruesit e Google thanë se platformat simotra Gmail, Google Maps dhe imazhet e Google po përjetonin gjithashtu probleme.

Vendet e prekura nga dalja e kontrollit  të “search” të Google ishin ShBA-të, Australia, Afrika e Jugut, Kenia, Izraeli, Evropa e Azia, duke pëfshirë Kinën e Japoninë.

Përdoruesit që përpiqeshin të përdornin “search” në Google iu shfaqej “error 502” ose “error 500”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat