Butonat ‘dislike’ dhe ‘not interested’ në YouTube mezi funksionojnë

Teknologji

Butonat ‘dislike’ dhe ‘not interested’ në YouTube mezi funksionojnë

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Edhe kur përdoruesit i tregojnë YouTube se nuk janë të interesuar në disa lloje të caktuara të videove, vazhdojnë të vijnë rekomandimet e njëjta, zbulon një studim i ri nga Mozilla, raporton The Verge.

Duke përdorur të dhënat e videove të rekomanduara nga më shumë se 20,000 përdorues të YouTube, studiuesit nga Mozilla zbuluan se butonat si “not interested”, “dislike”, “stop recommending channel” dhe “remove from watch history” janë shumë jo efektive në ndalimin e rekomandimit të përmbajtjes së njëjtë.

Edhe në më të mirën e tyre, këta butona ende lejonin më shumë se gjysmën e rekomandimeve të ngjashme me ato që një përdorues thoshte se nuk është i interesuar, thuhej në raport. Ndërsa në më të keqen, butonat mezi bënin ndonjë pengesë në bllokimin e videove të njëjta.

Për të marrë të dhëna nga videot dhe përdoruesit real, studiuesit nga Mozilla rekrutuan vullnetarë të cilët e përdorën RegretsReporter, një shtesë e shfletuesit i cili mbivendos një buton të përgjithshëm “stop recommending” për videot e YouTube të shikuara nga pjesëmarrësit.

Përdoruesit u vendosën në mënyrë të rëndomtë nëpër grupe, kështu që sinjale të ndryshme u dërguan tek YouTube sa herë që ata e shtypnin butonin e vendosur nga Mozilla – “dislike, not interested, don’t recommend channel, dhe remove from history”, dhe një grup kontrolli për të cilin asnjë reagim nuk u dërgua në platformë.

Duke përdorur të dhëna të marra nga mbi 500 milionë video të rekomanduara, asistentët e studimit krijuan mbi 44 mijë palë të videove – një video e “refuzuar” dhe një video të rekomanduar vazhdimisht nga YouTube.

Hulumtuesit më pas vlerësuan vetë çiftet ose përdorën “machine learning” për të vendosur nëse rekomandimi ishte shumë i ngjashëm me videon që një përdorues refuzoi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat