Roblox heq video-lojërat që lidhen me luftën e Ukrainës

Teknologji

Roblox heq video-lojërat që lidhen me luftën e Ukrainës

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 11:33
Kjo lojë arriti shifrën e mbi 90,000 lojtarëve në më pak se 2 javë.

Platforma më e madhe e lojërave për fëmijë, Roblox, ka hequr 2 lojëra të cilat i lejonin lojtarët që të luftojnë dhe ta vrasin njëri tjetrin si rus ose ukrainas.

Njëra nga to, e quajtur War on Larkiv: Ukraine, ishte ekspozuar tek përdoruesit në sektorin e zbulimit të Roblox.

Kjo lojë arriti shifrën e mbi 90,000 lojtarëve në më pak se 2 javë.

Roblox tha se të 2 lojërat kishin shkelur standardet e tyre të komunitetit, dhe i kishin hequr brenda disa orëve pasi u kontaktuan nga BBC.

War on Larkiv ishte bazuar në një qytet fiktiv i cili ngjasonte me qytetin e Kharkiv në jetën reale, qytet ky në të cilin qindra persona kanë vdekur nga bombardimet ruse pas agresionit të tyre në Ukrainë në muajin shkurt të këtij viti.

Loja tjetër, e quajtur Battle for Ukraine, kishte qenë në ueb-sajtin e Roblox për muaj të tërë.

Kjo lojë u lejonte lojtarëve të shikonin bombardimet e qyteteve si për shembull Mariupol, qytet i cili u rrethua dhe shkatërrua në masë të madhe nga forcat ruse më herët gjatë këtij viti.

Pesëdhjetë milionë lojtarë, kryesisht fëmijë, qasen çdo ditë në Roblox për të eksploruar, të luajnë mini-lojëra dhe të krijojnë “përvojën” e tyre personale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat