BE po nxjerr një sistem të vetin interneti satelitor

Teknologji

BE po nxjerr një sistem të vetin interneti satelitor

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian ka arritur një marrëveshje për krijimin e sistemit të vet të internetit satelitor me vlerë gjashtë miliardë euro, raporton Reuters.

Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian arritën të enjten një marrëveshje për iniciativën që Komisioni Evropian shpalli në shkurt.

Sipas agjencisë britanike të lajmeve, masa e BE-së vjen mes shqetësimeve në rritje për përparimet ushtarake ruse dhe kineze në hapësirë dhe lëshimet e mëdha të satelitëve.

Një sistem i vet i internetit satelitor mund të ndihmojë bllokun evropian të përshpejtojë futjen e internetit me brez të gjerë në Evropë, i cili do të mbulonte edhe Afrikën, kështu që BE-ja mund t’u ofrojë vendeve afrikane një alternativë ndaj operatorëve kinezë.

Zhvillimi dhe vendosja e satelitëve mund të fillojë vitin e ardhshëm, dhe sistemi i propozuar i internetit satelitor mund të përfshijë ndërtimin dhe lëshimin e deri në 170 satelitëve në orbitë të ulët midis viteve 2025 dhe 2027.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat