Elon Musk hap sondazh nëse duhet të rikthehet llogaria e Trumpit në Twitter

Teknologji

Elon Musk hap sondazh nëse duhet të rikthehet llogaria e Trumpit në Twitter

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 21:37
Elon Musk

Elon Musk filloi një sondazh në Twitter vonë të premten duke iu kërkuar ndjekësve të votojnë nëse duhet të rikthehet llogaria e ish-presidentit amerikan Donald Trump, derisa rezultatet e hershme tregojnë se 60 për qind votuan po.

“Vox Populi, Vox Dei”, shkroi Musk në Twitter, një frazë latine që afërsisht do të thotë “zëri i popullit është zëri i Zotit”. Votimi ishte i hapur për 24 orë.

Musk, pronari i ri i Twitterit, tha në maj se do të anulonte bllokimin Trumpit në Twitter, llogaria e të cilit u pezullua pas sulmit të vitit të kaluar në Kapitolin e SHBA-së.

Musk tha më herët gjatë ditës se një vendim për të rikthyer llogarinë e Trumpit ende nuk është marrë dhe se Twitteri kishte rikthyer disa llogari të diskutueshme që ishin ndaluar ose pezulluar, duke përfshirë uebsajtin satirik Babylon Bee dhe komedianin Kathy Griffin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat