“Mos më tundoni”, refuzoi të kthehej në Twitter, Elon Musk ironizon Trumpin me foto provokuese

Teknologji

“Mos më tundoni”, refuzoi të kthehej në Twitter, Elon Musk ironizon Trumpin me foto provokuese

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 10:43
Musk, Trump

Ftesa e hapur për tu ribashkuar në Twitter, Elon Musk ironizon Trumpin me ftot “provokuese”

Pronari i Twitter-it, Elon Musk i bëri dy ditë më parë ftesë të hapur ish-presidentit amerikan Donald Trump për tu rikthyer në Twitter.

Nëpërmjet në sondazhi ku përdoruesit u përgjigjen pozitivisht për rikthimin e Trupm në platformë, Elon Musk riaktivizoi llogarinë e bllokuar të Trumpit.

“Njerëzit kanë folur”, shkroi Musk në Twitter, duke thënë se 51.8% e më shumë se 15 milionë përdoruesve të Tëitter votuan për heqjen e ndalimit.

Por mesa duket ish-presidenti amerikan nuk ka pritur mirë rezultatin e sondazhit për rikthim, duke thënë se nuk sheh asbjë arye për tu rikthyer në Tëitter dhe se do të vazhdojë të komunikojë me qytetarët nëpërmjet platformës së tij digjitale Truth Social.

Pas kësaj ka ardhur reagimi i radhës i Elon Musk. Këtë herë pikant dhe mjaft ironizues. Nëpërmjet një fotoje ku ilustrohet Jezu Krishti dhe një vajzë që pozon në mënyrë provokative me logon e Twitteritnë të pasme, Musk shkruan: Mos na çoni në tundime…

Llogaria e ish-presidentin amerikan u pezullua në vitin 2021 për shkak të rrezikut të nxitjes së dhunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat