Të dhënat e 500 milionë përdoruesve të WhatsApp raportohet se u ofruan për shitje, edhe të atyre nga Shqipëria

Teknologji

Të dhënat e 500 milionë përdoruesve të WhatsApp raportohet se u ofruan për shitje, edhe të atyre nga Shqipëria

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 07:47
Foto ilustrim

Cybernews hetoi një mostër të dhënash të disponueshme për shitje që përmbanin numra të përditësuar të telefonit celular të afro 500 milionë përdoruesve të WhatsApp.

Më 16 nëntor, një person postoi një reklamë në një forum të njohur të komuniteti të hakerëve, duke pretenduar se ata po shisnin një bazë të dhënash të vitit 2022 me 487 milionë numra celularë të përdoruesve të WhatsApp.

Të dhënat supozohet se përmbajnë të dhëna të përdoruesve të WhatsApp nga 84 vende, në mesin e tyre është edhe Shqipëria. Ky person pretendon se janë përfshirë mbi 32 milionë të dhëna përdoruesish në SHBA.

Një pjesë tjetër e madhe e numrave të telefonit iu takojnë qytetarëve të Egjiptit (45 milionë), Italisë (35 milionë), Arabisë Saudite (29 milionë), Francës (20 milionë) dhe Turqisë (20 milionë).

Të dhënat për shitje gjithashtu dyshohet se kanë afro 10 milionë numra telefoni të qytetarëve rusë dhe mbi 11 milionë të Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërkohë, në Shqipëri pretendohet të kenë numra telefoni të 506,602 personave.

Autori i kërcënimit tha për Cybernews se ata po i shisnin të dhënat e SHBA-së për 7,000 dollarë, të Mbretërinë e Bashkuar – 2,500 dollarë dhe Gjermanisë – 2,000 dollarë.

Një informacion i tillë përdoret më së shumit nga sulmuesit për sulme mashtruese, për t’iu kërkuar përdoruesve të dhëna personale si numra të kartave të kreditit, prandaj përdoruesit duhet të jenë të kujdesshëm ndaj çdo thirrjeje nga numra të panjohur, thirrje dhe mesazhe të pakërkuara.

WhatsApp raportohet të ketë globalisht më shumë se dy miliardë përdorues aktivë mujor.

Me kërkesë, shitësi i bazës së të dhënave të WhatsApp ndau një mostër të dhënash me studiuesit e Cybernews. Në mostrën e përbashkët kishte 1097 numra përdoruesish në Mbretërinë e Bashkuar dhe 817 në SHBA.

Cybernews hetoi të gjithë numrat e përfshirë në mostër dhe arriti të konfirmojë se të gjithë ata janë, në fakt, përdorues të WhatsApp.

Shitësi nuk specifikoi se si e morën bazën e të dhënave, duke sugjeruar se ata “përdorën strategjinë e tyre” për të mbledhur të dhënat dhe siguroi Cybernews që të gjithë numrat në shembull i përkasin përdoruesve aktivë të WhatsApp.

Pretendimet ende nuk janë konfirmuar. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat